Tringa, reja e këngëtares Mihrije Braha, është në pritje të ëmbël dhe pritet të bëhet nënë për herë të parë. Ajo ka ndarë me ndjekësit një moment nga kjo periudhë e veçantë e jetës së saj.
Në një video të publikuar në TikTok, Tringa shfaqet me barkun e rrumbullakosur, ndërsa prezanton disa nga rrobat e përgatitura për bebin që pritet të vijë në jetë.
Një pjesë e tyre janë blerë nga vjehrra e saj, të cilën ajo e quan Miki, shkruan “Kosovarja”.
Përmes kësaj videoje, Tringa ka ndarë disa nga përgatitjet për ardhjen e foshnjës, ndërsa pritja e saj për t’u bërë nënë për herë të parë po shoqërohet me organizimet e nevojshme për anëtarin e ri të familjes.
@tringa3berisha Baby stuff 💙💙

Leave a Reply