Pa prisni pak/ Suada Muça, banore e sezonit të ri të Big Brother VIP?

Vetëm një ditë përpara nisjes së “Big Brother VIP Kosova 5”, një tjetër emër ka nisur të përflitet si pjesë e mundshme e spektaklit.

Bëhet fjalë për Suada Muçën, për të cilën gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar raportime në rrjetet sociale.

Në një postim të shpërndarë nga disa faqe në Kosovë, Suada shfaqet përpara ambienteve të shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, ndërsa krahas fotografisë ngrihet pyetja nëse ajo do të jetë një nga banoret e reja.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga produksioni apo nga vetë Suada për një pjesëmarrje të mundshme në format.

Lajmi vjen në prag të premierës së edicionit të pestë, i cili do të nisë nesër, më 30 tetor, në orën 21:00, nën moderimin e Alaudin Hamitit.

Ndërkohë, vijon të përflitet edhe rikthimi i Jonida Vokshit në krah të tij, pavarësisht se moderatorja kishte njoftuar më herët largimin nga formati pas katër sezonesh.

Produksioni ka nisur tashmë të zbulojë personazhet që do të jenë pjesë e këtij edicioni, duke konfirmuar Rudina Dembacajn në rolin e opinionistes.

Sa i përket Suada Muçës, mbetet për t’u parë nëse emri i saj do të jetë mes konkurrentëve që do të prezantohen gjatë spektaklit të parë apo nëse bëhet fjalë vetëm për një tjetër aludim të rrjeteve sociale.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*