Rikja bie pre e fotove me “AI”, nxjerr foton origjinale

Rike Roçi ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pasi imazhi i saj është keqpërdorur përmes inteligjencës artificiale (AI).

Përmes një InstaStory, ajo ka shprehur indinjatën ndaj personave që krijojnë fotografi të rreme dhe i shpërndajnë ato sikur të ishin të vërteta.

Në reagimin e saj, Rike ka kritikuar ata që merren me shpifje, por edhe personat që u besojnë këtyre imazheve pa e verifikuar vërtetësinë e tyre.

“Ne si vend kemi halle pa fund, por disa njerëz gjejnë kohë të merren me shpifje, të krijojnë foto me IA dhe t’i shpërndajnë sikur të ishin të vërteta. Kjo është vërtet e trishtueshme dhe e ulët! Akoma më e trishtueshme është që disa prej jush u besojnë pa u menduar dy herë”, ka shkruar ajo.

Për të sqaruar situatën, Rike ka publikuar edhe fotografinë origjinale, duke iu drejtuar me ironi atyre që kishin besuar imazhet e manipuluara.

“Po ju publikoj edhe foton origjinale, që t’ju bjerë shpirti rehat!”, ka shkruar ajo.

Në fotografinë origjinale, Rike shfaqet e shtrirë mbi një shtrat, e veshur me bikini të gjelbra, pranë një vajze tjetër.

Në imazh shfaqet edhe mbishkrimi “Something beautiful is coming”, së bashku me etiketimet përkatëse.

Rasti rikthen në vëmendje shqetësimin për keqpërdorimin e inteligjencës artificiale dhe përhapjen e imazheve të manipuluara në rrjetet sociale, të cilat mund të krijojnë përshtypje të rreme për personazhet publike.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*