Elijona e “BBVK” ka humbur mjaft peshë? Ja si duket tani

Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP Kosova”, Elijona Binakaj kishte folur edhe për ndryshimet në peshën e saj. Në atë periudhë, ajo ishte shprehur se kishte shtuar disa kilogramë.

Në një fotografi të fundit të publikuar në Instagram, Elijona shfaqet me një pamje më të dobët dhe dukshëm më elegante.

Ndryshimi në paraqitjen e saj vihet re në imazhin e ndarë me ndjekësit, shkruan “Kosovarja”.

Elijona vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku publikon fotografi nga përditshmëria e saj. Megjithatë, nuk ka të dhëna të konfirmuara për numrin e kilogramëve që mund të ketë humbur.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*