Violetë Kukajt i gjejnë një foto të vjetër, këngëtarja habitet nga fansat

Fansat i kanë gjetur këngëtares Violetë Kukaj një fotografi të vjetër, nga koha kur ajo ishte e re. Ata ia kanë dërguar fotografinë përmes Instastory-t, duke rikthyer një imazh nga vitet e hershme të këngëtares.

Në fotografinë e publikuar, Violeta shfaqet me flokë të zinj dhe me pamjen e saj natyrale të asaj kohe. Ajo duket mjaft bukur edhe në këtë imazh të vjetër, shkruan “Kosovarja”.

Fotografia rikthen një moment nga e kaluara e këngëtares, e cila prej vitesh është pjesë e skenës muzikore shqiptare.

Ky imazh u gjet nga fansat dhe iu bë i ditur vetë artistes përmes rrjeteve sociale.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*