Protestat që po zhvillohen në Tiranë kanë tërhequr vëmendjen edhe të personazheve të njohur ndërkombëtarë.
Pas një postimi që qarkulloi në rrjet dhe iu atribuua Angelina Jolie, një mesazh ka ardhur edhe nga aktorja indiane Sara Khan, e njohur për publikun shqiptar si Sadna në serialin “Bidaai”, apo “Sadna e Alekut”.
Aktorja ka shpërndarë në Instagram një video ku shfaqen pamje nga Tirana, mes tymit dhe qytetarëve që ndihmojnë njëri-tjetrin gjatë protestave.
Në pamjet e ripublikuara shihet një i ri me flamurin shqiptar mbi supe, ndërsa një vajzë përpiqet ta ndihmojë duke i hedhur ujë në fytyrë. Në sfond shfaqen edhe persona të tjerë që përpiqen të përballojnë situatën.
Krahas videos, Sara Khan ka shkruar vetëm dy fjalë dhe dy emoji: “Prayers” (Lutje), duke e shoqëruar mesazhin me simbolin e duarve të bashkuara në lutje dhe një zemër të thyer.
Sara Khan është një emër i njohur për teleshikuesit shqiptarë falë rolit të Sadnës në serialin indian “Bidaai”, i cili ka pasur një audiencë të gjerë në Shqipëri.


Leave a Reply