Ish-“Miss Universe Kosova”, Diana Avdiu, dikur e njohur për bukurinë e saj, tashmë po shijon një etapë të re të jetës.
Ajo është bërë nënë e një djali, duke nisur kështu një kapitull të ri larg angazhimeve që e bënë të njohur për publikun.
Me kalimin e kohës, Diana duket se ka ndryshuar edhe në stilin e saj, ndërsa roli i nënës është bërë pjesë e rëndësishme e përditshmërisë së saj.
Në fotografinë e fundit, ajo shfaqet me të birin në krah, duke ndarë një moment nga jeta e saj si nënë, shkruan “Kosovarja”.
Diana Avdiu u bë e njohur për publikun përmes pjesëmarrjes në konkurset e bukurisë, ku përfaqësoi Kosovën në skenën ndërkombëtare. Sot, vëmendja ndaj saj lidhet edhe me jetën personale dhe përvojën e re të mëmësisë.


Leave a Reply