“Po afrohet dita”, Dini dhe Olsa japin paralajmërimin për BBVK5!

Pritjes po i vjen fundi, ndërsa emocionet për sezonin e pestë të “Big Brother VIP Kosova” po shtohen gjithnjë e më shumë.

Kurioziteti i publikut për edicionin e ri të spektaklit është i madh, ndërsa edhe përgatitjet për nisjen e tij tashmë kanë hyrë në një fazë të rëndësishme.

Së fundmi, producentja Olsa Muhameti ka ndarë me ndjekësit në Instagram një fotografi nga prapaskenat e takimeve të punës, ku shfaqet së bashku me moderatorin dhe autorin e spektaklit, Alaudin Hamiti.

Krahas fotografisë bardhezi, ajo ka ndarë edhe një mesazh që lë të kuptohet se dita e shumëpritur po afron.

“Po afrohet dita… Ndërkohë, përgatitjet vazhdojnë. Mezi pres të nisim një tjetër sezon të jashtëzakonshëm të Big Brother VIP Kosova”, ka shkruar ajo.

Postimin e ka ripublikuar në InstaStory edhe Alaudin Hamiti, duke shtuar edhe më shumë kureshtjen e publikut për atë që do të sjellë edicioni i pestë i këtij spektakli.

Ndërsa data e nisjes ende nuk është bërë e ditur, fansat presin me padurim të zbulojnë se cilët do të jenë banorët e rinj dhe çfarë surprizash do të sjellë ky sezon. /Prive By LS

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*