S’ka më dilema: Lumbardh Salihu tregon unazën e fejesës

Lumbardh Salihu, fituesi i “Big Brother VIP Kosova”, ka tërhequr vëmendjen me një detaj që lidhet me jetën e tij private.

Ai ka treguar unazën e fejesës, duke konfirmuar kështu se ka hedhur një hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tij.

Unaza e publikuar nga Salihu ka shërbyer si konfirmim i fejesës, duke i dhënë fund paqartësive rreth këtij zhvillimi në jetën e tij personale, shkruan “Kosovarja”.

Lumbardhi u bë i njohur për publikun e gjerë përmes pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Kosova”, ku arriti të fitojë edicionin e tij. Që nga ajo kohë, ai vazhdon të jetë një emër i njohur për publikun, ndërsa herë pas here ndan edhe momente nga jeta jashtë ekranit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*