Olsa Muhameti flet për herë të parë: Bota ime u shkatërrua kur isha 16 vjeçe

Olsa Muhameti ka folur si rrallëherë për jetën e saj private, duke rrëfyer një nga periudhat më të dhimbshme të jetës.

Ajo ka treguar se është rritur me shumë dashuri deri në moshën 16-vjeçare, kur gjithçka ndryshoi dhe bota e saj u shkatërrua pas ndarjes së prindërve.

Kjo ngjarje i shkaktoi dhimbje të madhe, ndërsa marrëdhënia me të atin mbeti e ftohtë. Olsa ka treguar se nuk ka kontakt me të dhe se nuk flet kurrë për të, shkruan Kosovarja.

Pas humbjes së nënës, ajo është ndier e vetmuar, duke thënë se mbeti jetime, pasi, sipas saj, babai nuk u bë kurrë baba për të.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*