Olsa Muhameti ka folur si rrallëherë për jetën e saj private, duke rrëfyer një nga periudhat më të dhimbshme të jetës.
Ajo ka treguar se është rritur me shumë dashuri deri në moshën 16-vjeçare, kur gjithçka ndryshoi dhe bota e saj u shkatërrua pas ndarjes së prindërve.
Kjo ngjarje i shkaktoi dhimbje të madhe, ndërsa marrëdhënia me të atin mbeti e ftohtë. Olsa ka treguar se nuk ka kontakt me të dhe se nuk flet kurrë për të, shkruan Kosovarja.
Pas humbjes së nënës, ajo është ndier e vetmuar, duke thënë se mbeti jetime, pasi, sipas saj, babai nuk u bë kurrë baba për të.

Leave a Reply