Jonida Vokshi tregon se po i qëndron pranë Monika Lubonjës

Monika Lubonja është përfshirë në diskutimet e fundit lidhur me publikimin e videove intime me Adrian Hilën.

Në këtë periudhë, vëmendja e mediave është përqendruar edhe te aktorja Jonida Vokshi, e cila është mikeshë e afërt e saj.

Jonida Vokshi nuk kishte reaguar më herët publikisht për situatën, ndërsa së fundmi ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan: “Nuk janë fjalët, por prania, ajo që ka rëndësi!”, shkruan “Kosovarja”.

Përmes këtij mesazhi, Jonida ka lënë të kuptohet se është pranë mikes së saj në këtë periudhë, duke zgjedhur të shprehë mbështetjen përmes një mesazhi të shkurtër dhe pa dhënë detaje të tjera rreth situatës.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*