“Fol çka je tu lyp n’Klan”, Gani Gërmia nxit dyshime në postimin e fundit

Screenshot

Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 2”, Gani Gërmia (Visar Dërmaku), ka tërhequr vëmendjen e publikut me një postim të fundit në rrjetet sociale.

Ai është parë në ambientet e televizionit Klan Kosova, pikërisht në këtë periudhë kur ekranet po përgatiten për nisjen e sezonit të ri televiziv.

Në imazhin e shpërndarë, ku shihet me një gotë në dorë pranë ambienteve të televizionit, ai ka vendosur mbishkrimin e veçantë:

“Fol çka je tu lyp n’Klan, lëre gotën o fukara,” fjali kjo që ka nxitur menjëhatë rrjetin dhe ka ngritur dyshime se çfarë po planifikohet ai pas kamerave.

Edhe pse nuk ka dhënë asnjë detaj shtesë ose sqarim konkret se për çfarë projekti apo takimi bëhet fjalë, prania e tij në këto ambiente ka ngjallur kureshtje te ndjekësit.

Mbetet për t’u parë në ditët në vijim se cili është shkaku i vërtetë i kësaj vizite dhe nëse Ganiu po përgatit ndonjë surprizë të re për publikun e tij.

Screenshot

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*