Egli Tako, ish-finalistja e njohur e Big Brother VIP Albania 4, ka qenë jo rrallëherë në qendër të vëmendjes së medieve rozë për jetën e saj sentimentale.
Së fundmi, ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku u ka dhënë mundësinë t’i bëjnë pyetje të ndryshme.
Gjatë kësaj bisede, një nga pyetjet që mori vëmendjen kryesore nga ndjekësit ishte: “A je në një lidhje dashurie?”.
Kjo pyetje i dha mundësinë Eglit të sqarojë një herë e mirë statusin e saj romantik për të gjithë ata që e ndjekin me kureshtje.
Egli vendosi t’i përgjigjet hapur kësaj kërkesë, duke shkruar:
“Meqënëse është gjithashtu një pyetje tjetër shumë e shpeshtë në këtë ask (edhe pse kurrë s’do e kuptoj për çfarë ndihmon si informacion): Jo, nuk jam.”
Përmes kësaj deklarate, ajo konfirmoi se është single, ndonëse me doza humori e ironie vuri në dukje habinë e saj se pse ky informacion përbën kaq shumë interes për publikun.


Leave a Reply