Aktori i njohur Osman Azemi duket se po rikthehet me një projekt të ri humoristik.
Azemi ka publikuar një fotografi krah këngëtarit të njohur Bejta, duke paralajmëruar një bashkëpunim që pritet të sjellë të qeshura për publikun, shkruan Indeksonline.
“Osmani x Bejta – Të premten, ora 19:00, premierë në YouTube”, ka shkruar ai krahas postimit.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se dyshja ka bashkuar forcat për një skeç humoristik, i cili pritet të jetë një nga bashkëpunimet më interesante dhe të pëlqehet shumë nga publiku.
Premiera është paralajmëruar për të premten në ora 19:00, ndërsa mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur Osmani dhe Bejta.
Osman Azemi njihet për angazhimet e tij në humor dhe projekte të ndryshme televizive, ndërsa së fundmi ka qenë më i tërhequr nga skena për shkak të rikuperimit pas aksidentit. /Indeksonline/

Leave a Reply