Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur gjerësisht si Cllevio, ka paralajmëruar tërheqjen e tij përfundimtare nga rrjetet sociale dhe shkëputjen nga jeta publike e shoqërore.
Përmes një postimi të shpërndarë në Instagram, ai njoftoi se do të zhvillojë transmetimin e tij të fundit “live” për të përmbledhur ngjarjet e kohëve të fundit, përpara se të fshijë ose mbyllë çdo llogari zyrtare.
Në mesazhin e tij, Cllevio u shpreh se ky është një vendim personal dhe se synon të shkëpusë të gjitha kontaktet me rrethin e tij.
“Do të arratisem pa adresë, do të ndërroj numrin dhe nuk dua asnjë më në shoqërinë time. Dua të distancohem nga të gjithë se ndoshta jam unë e keqja,” ka shkruar ai, duke falënderuar miqtë për mbështetjen dhe duke lënë të kuptohet se kjo është një shkëputje pa afat.
Megjithëse reperi nuk ka specifikuar shkaqet e sakta të këtij vendimi, lëvizja vjen menjëherë pas rastit të publikuar prej tij javën e kaluar. Cllevio tregoi përmes disa imazheve se ishte ndaluar nga policia në aeroportin e Malpensës në Itali, ku publikoi edhe foton e dhomës së shoqërimit përpara paraburgimit./Prive By Liberta Spahiu


Leave a Reply