Selin Bollati ka zhvilluar së fundmi një sesion pyetje-përgjigje me ndjekësit e saj në Instagram, ku u ka dhënë atyre mundësinë të zbulojnë diçka më shumë rreth jetës dhe preferencave të saj.
Një nga pyetjet e bëra nga ndjekësit ishte:
“Në Kosovë apo Shqipëri”
Selin ka zgjedhur t’i përgjigjet kësaj pyetjeje duke shkruar:
“Në Kosovë apo Shqipëri me rëndësi që jam në vendin tim me njerëzit e mi , gjakun tim!!”, tekst të cilin e ka shoqëruar edhe me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës.
Kujtojmë se sa herë që vjen në Kosovë, Selin qëndron me familjën e Gimbos. Ajo ka postuar shpeshherë fotografi pranë tyre, duke treguar kështu lidhjen e veçantë dhe shumë të mirë që gëzon me familjarët e tij.
Gjithashtu, Gimbo dhe Selin prej kohësh janë duke bashkëjetuar së bashku në Tiranë, një lajm ky që e kemi raportuar kohë më parë.
Ndonëse lidhja e saj me Kosovën mbetet gjithmonë e fortë, çifti po vazhdon të shijojë jetën e përbashkët në kryeqytetin shqiptar./Prive By Liberta Spahiu


Leave a Reply