Detaji i veçantë në byzylykun e Brikenës për Mateon

Një muaj pas përfundimit të angazhimit të tyre në “Procesi Sportiv”, Brikena dhe Mateo po vazhdojnë të shijojnë ditët e ngrohta të verës pranë njëri-tjetrit.

Pas një udhëtimi që patën më parë në Turqi, ish-banorët e Big Brother VIP Albania këtë herë kanë zgjedhur bregdetin e Ulqinit për të kaluar të tjera momente vetëm për vete.

Në një nga postimet e fundit në rrjetet sociale, Mateo ka ndarë një pamje nga plazhi gjatë perëndimit të diellit.

Megjithatë, vëmendjen kryesore të ndjekësve e ka marrë një detaj mjaft i veçantë në dorën e Brikenës.

Në byzylykun e saj ra në sy varësja e personalizuar me dedikimin e ngrohtë: “MATEO 1 OF 1”.

Ky gjest i vogël por domethënës tregon qartë harmoninë dhe afërsinë e çiftit, të cilët po shfrytëzojnë maksimalisht çdo pushim për të konsoliduar marrëdhënien e tyre larg vëmendjes mediatike.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*