Aktorët e njohur turq, Beril Pozam dhe Ersin Arıcı, marrëdhënia e të cilëve nisi në setin e xhirimeve dhe u kurorëzua me martesë në gusht të vitit 2024, po bëhen prindër për herë të parë.
Çifti i dashur për publikun ka konfirmuar zyrtarisht se janë në pritje të ëmbël.
Lajmin e bukur ata e ndanë me ndjekësit në rrjetet sociale përmes një mënyre mjaft të veçantë.
Aktorët publikuan një fotografi të derës së frigoriferit të tyre të mbushur me magnete e kujtime udhëtimesh, ku në qendër ra menjëhatë në sy fotografia e parë e ekos së foshnjës së tyre.
Krah fotos së ngrohtë familjare, ata lanë edhe dedikimin e ëmbël:
“Çdo gjë që është jona jeton, prej dy vitesh dhe familja jonë po rritet”.
Postimi i çiftit mori menjëherë me qindra mijëra pëlqime dhe një lumë urimesh nga kolegët e tyre aktorë dhe adhuruesit e shumtë në mbarë botën.

Leave a Reply