
Selin ka reaguar ndaj pyetjes që Brikena Selmani ia drejtoi Gretës gjatë një interviste në “Top Arena”, duke e kritikuar jo vetëm përmbajtjen e saj, por edhe mënyrën se si ishte zhvilluar moderimi.
E ftuar sot në emisionin “Pushime on Top”, Selin iu referua momentit kur Brikena e kishte pyetur Gretën nëse ajo dhe ish-banorët e tjerë vazhdonin ende të flisnin për të pas përfundimit të eksperiencës së tyre televizive.
Sipas Selin, vetëvlerësimi është i rëndësishëm, por nuk duhet të kthehet në bindjen se çdo bisedë lidhet me një person të vetëm.
“Është në rregull kur e vetëvlerëson veten tënde, por njeriu duhet të qëndrojë me këmbë në tokë. Nëse dikush më ka thënë se bota nuk rrotullohet rreth teje, i kam thënë që e imja rrotullohet rreth meje”, deklaroi ajo.
Megjithatë, Selin tha se nuk i kishte ardhur mirë pyetja e Brikenës, të cilën e cilësoi si të panevojshme. Ajo shtoi se kishte pritur që Greta t’i jepte një përgjigje më të drejtpërdrejtë pyetjes: “A flisni akoma për mua?”.
“Çfarë nuk më ka ardhur mirë ishte një pyetje totalisht pa lidhje dhe më vjen keq që Greta nuk i dha përgjigjen që duhej”, u shpreh Selin.
Ajo theksoi se, në rast se e njëjta pyetje do t’i ishte drejtuar asaj, do të ishte përgjigjur pa hezitim. Selin ngriti gjithashtu pikëpyetje se përse Brikena kishte zgjedhur ta pyeste Gretën për të, ndërkohë që e kishte pasur mundësinë ta përballte drejtpërdrejt.
“Nëse Brikena do të m’i kishte bërë mua ato pyetje, do t’i kisha dhënë përgjigjen. Nuk e di pse ajo zgjodhi të pyeste dikë tjetër. Në momentin që pyet dikë për mua, ndërkohë që mua më ke pasur aty dhe nuk më pyete, ose nuk je e gatshme ta dëgjosh përgjigjen time”, tha ajo.
Selin shtoi se nuk sheh arsye që emri i saj të vazhdojë të diskutohet në biseda mes personave me të cilët raporti tashmë ka përfunduar.
“Nuk ka vend për të folur nëpër tavolina për një person me të cilin kam pasur marrëdhënie për aq sa ka zgjatur”, deklaroi ajo.
Në fund, Selin e kritikoi edhe paraqitjen e Brikenës në rolin e moderatores, duke thënë se ajo mund ta kishte shfrytëzuar më mirë mundësinë e dhënë.
“Mendoj që mund ta kishte shfrytëzuar më mirë moderimin. Nëse aspiron të bëhesh moderatore, minimalja që duhet të bësh është të studiosh. Të studiosh figura që kanë vite në moderim, televizionin dhe rolin e gazetarit”, tha Selin.
Ajo tregoi se edhe vetë ndjek emisione dhe figura televizive për t’u përgatitur për atë që synon të bëjë në të ardhmen, ndërsa për paraqitjen e Brikenës u shpreh se kishte disa elemente që nuk i kishin pëlqyer.
“Unë i përcjell të gjitha emisionet për atë që dua të bëj në të ardhmen, por nuk më kanë pëlqyer shumë gjëra”, përfundoi Selin. /Prive By Liberta Spahiu/

Leave a Reply