Butrint Imeri, ka qenë kryefjala e mediave rozë mbrëmjen e kaluar, duke kurorëzuar ditëlindjen e tij të 30-të me një festë të organizuar në shtëpinë e tij.
Përveç atmosferës festive, kjo mbrëmje ka shënuar edhe finalizimin e sfidës së tij të madhe virale që kishte pushtuar rrjetet sociale javët e fundit.
Gjatë kësaj feste, Butrinti ka shpallur zyrtarisht fituesit e sfidës së tij, ku fatlumët kanë qenë çifti Bleoni dhe Laurita. Ata kanë arritur të rrëmbejnë çmimin e madh prej plot 100 mijë eurosh, një shumë kjo e premtuar nga vetë këngëtari, për videon më virale me këngën e tij, duke e kthyer këtë ditëlindje në një ngjarje të paharrueshme jo vetëm për vete, por edhe për fansat e tij.
Përtej dhuratës marramendëse, vëmendje të madhe mori edhe deklarata e tij për videon virale me njërën prej pretendenteve të sfidës, Ritën, dhe faktin se pse ajo nuk ishte pjesë e top-treshes finale.
I pyetur nëse ndihet keq për Ritën, Butrinti tha:
“Më ka ardh keq që nuk ka qenë pjesë, por ajo ka vendosur të tërhiqet vetë”.
Në mbyllje të intervistës, Butrinti dha edhe lajmin e shumëpritur për të gjithë adhuruesit e muzikës së tij. Ai konfirmoi se ndihet më se gati – madje “ekstrem gati” – për të organizuar një koncert të përmasave të mëdha, duke premtuar se do të bëjë diçka të fortë. /Prive By Liberta Spahiu/

Leave a Reply