Thashethemet morën fund dhe tashmë gjithçka është e qartë. Pas shumë aludimeve në rrjet, Mateo ka konfirmuar zyrtarisht ribashkimin me Brikenën.
Dyshja ka vendosur të lërë pas çdo keqkuptim të së kaluarës dhe t’i japë një shans të dytë historisë së tyre të dashurisë.
Ky konfirmim vjen fill pas lajmeve të natës së mbrëmshme, ku çifti u kap “mat” në një lokal të Tiranës. Një video që qarkulloi mediatikisht me shpejtësi në rrjetet sociale ngriti dyshimet e para se mes tyre kishte rinisur diçka, duke bërë që fansat të shpresonin për një rikthim.
Mbrëmjen e djeshme, gjatë emisionit “Top Arena”, atmosfera u ndez kur Mateo dhe Brikena kthyen sytë e të gjithëve nga vetja. Ata dhuruan një kërcim mjaft romantik në skenë nën tingujt e këngës “Të dua” nga Bubulina dhe Blondi.
Vula e këtij ribashkimi u vu pikërisht në rrjetet sociale. Mateo ka ndarë në profilin e tij një foto mjaft intime me Brikenën ku shihen kokë më kokë, të cilën e ka shoqëruar me një emoji zemre të kuqe, duke mos lënë më vend për dyshime.
Për më tepër, veprimet në Instagram flasin vetë. Mateo e ka bërë sërish “follow” Brikenën në llogarinë e tij personale, duke treguar hapur se gjithçka e shkuar tashmë i përket harresës dhe se ata janë gati për këtë kapitull të ri. /Prive By Liberta Spahiu



Leave a Reply