Kush e pagoi Jozin për ditëlindjen e saj? Antonela ‘zbulon’ komandantin misterioz

Influencerja e njohur dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 1”, Antonela Berisha, ka festuar para pak ditësh ditëlindjen e saj të 30-të.

Për këtë përvjetor jubilar, ajo ka organizuar një super festë madhështore të kuruar deri në detaje.

E rrethuar nga njerëzit e saj më të afërt dhe rrethi i ngushtë shoqëror, Antonela ka shijuar çdo moment nën ritmet e muzikës live. Për të ndezur atmosferën dhe për të argëtuar të ftuarit ka kënduar Jozi, i cili ka performuar gjatë mbrëmjes.

Megjithatë, vëmendjen më të madhe e ka marrë një postim i fundit i Antonelës në Instagram.

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, dikush e ka pyetur: “A është i shtrenjtë Jozi si këngëtar? Sa € të mori?”. Përgjigjja e saj ka qenë mjaft misterioze: “Dhuratë nga komandanti”.

Kjo përgjigjje e saj ka ngritur menjëherë dyshimet se ky kapitull i ri i jetës e gjen ish-banoren e BBVA të dashuruar dhe “vete e dyta”.

Edhe pse nuk ka zbuluar asnjë detaj më tepër rreth identitetit të personit në fjalë, ky detaj ka mjaftuar që rrjeti të aludojë për një romancë në jetën e saj. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*