Marrëdhënia mes Stresit dhe ish-partneres së tij, Kejsit, vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së medieve rozë. Pavarësisht ndarjes, dyshja ka dëshmuar se ruan një raport mjaft të afërt.
Së fundmi, Kejsi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim në Instagram Story.
Ajo ka publikuar një video ku shihet duke kënduar nën ritmet e projektit më të ri muzikor të Stresit, “La Vida Loca”, cili dëgjohej në sfond.
Ky gjest nuk ka kaluar pa u vënë re nga reperi, i cili e ka rishpërndarë menjëherë videon në profilin e tij.
Përmbi postimit, Stresi ka bërë një reagim epik, ku shkruan:
”Ik shpi er dreq”, duke e shoqëruar shkrimin me disa emoji duke qeshur.
Kujtojmë se ky nuk është ndërveprimi i vetëm i ëmbël mes tyre kohët e fundit.
Pak ditë më parë, Kejsi e uroi reperin për ditëlindje përmes një videoje mjaft të veçantë, ku i dedikoi fjalë mjaft të bukura, duke treguar se respekti dhe mbështetja reciproke mes dyshes vazhdojnë të mbeten të mëdha. /Prive By Liberta Spahiu/

Leave a Reply