Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Edi Kuçi, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një postim të ri, ku shfaqet pranë një veture luksoze.
Në fotografinë e publikuar, Kuçi pozon para superveturës së zezë, ndërsa krahas imazhit ka lënë edhe një mbishkrim që nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit, shkruan Indkesonline.
“Dear Kosovo, You’re welcome. James Bond për hatersat, Bruce Wayne për popullin”, ka shkruar ai, duke e shoqëruar postimin me hashtagun #batmobile.
Edi Kuçi vazhdon të jetë aktiv në rrjetet sociale edhe pas përfundimit të eksperiencës së tij në BBVK, duke ndarë me publikun momente nga jeta personale dhe aktivitetet e përditshme.

Leave a Reply