Selina, DJ Gimbo dhe Shëndriti vazhdojnë të ruajnë raportet e mira edhe pas përfundimit të aventurës së tyre në Big Brother.
Treshja, e cila ishte ndër më të komentuarat gjatë kohës sa ishin pjesë e formatit, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me një video të publikuar në rrjetet sociale.
Në pamjet e ndara, Selina, DJ Gimbo dhe Shëndriti shihen duke kaluar momente të lumtura së bashku, mes buzëqeshjeve dhe atmosferës pozitive.
Me këtë paraqitje, ata kanë treguar se miqësia e krijuar gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme vazhdon edhe jashtë saj, duke lënë të kuptohet se gjithçka po u ecën mbarë.

Leave a Reply