Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi dhe ish-banori i BBVA, Alessio Alia, kanë tërhequr sërish vëmendjen mbrëmjen e kaluar.
Dyshja u pa krah njëri-tjetrit në festën e organizuar pas përfundimit të spektaklit “Ferma VIP”, duke rindezur aludimet për një lidhje mes tyre në rrjetet sociale, teksa u shfaqën mjaft të qeshur në shoqërinë e miqve të tyre.
Zërat për një lidhje të mundshme mes tyre nisën fillimisht pas daljes së Jonidës nga ky format. Thashethemet morën jetë dhe u përhapën me shpejtësi pasi dyshja u fotografua së bashku në aeroport muaj më parë, e së fundmi edhe në protestë në Tiranë, duke shtuar dyshimet se mes këngëtares dhe modelit ka diçka më shumë se thjesht miqësi.
Megjithatë, deri më tani çdo gjë ka mbetur në kuadrin e aludimeve. As Jonida dhe as Alessio nuk kanë pranuar asnjëherë publikisht nëse janë në një marrëdhënie dashurie, duke preferuar ta mbajnë jetën e tyre private tërësisht larg syrit të medias.
Prania e tyre e përbashkët në festën e mbrëmshme tregon se pavarësisht zërave që qarkullojnë lart e poshtë, ata vazhdojnë të shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit pa u shqetësuar nga opinionet. Mbetet për t’u parë nëse kjo dalje do të jetë hapi i parë drejt konfirmimit të asaj që përflitet prej kohësh.


Leave a Reply