Vjen reagimi i Mozës pasi fitoi “FermaVip”

Pas fitores në “Ferma VIP”, Mimoza Ahmeti ka reaguar me një mesazh emocional në rrjete sociale, duke shprehur gëzimin dhe mirënjohjen e saj për publikun që e mbështeti gjatë gjithë rrugëtimit në spektakël.

“Uaaaaa moj mami e fitovaaaa”, shkruan ajo e entuziazmuar, duke shtuar edhe një detaj të stilit të saj në finale, shkruan Indeksonline.

Në mesazhin e saj, Ahmeti thekson se do t’i duhen ditë për të falënderuar të gjithë ata që e bënë këtë eksperiencë të paharrueshme, por falënderimi i parë shkon për publikun:

“Ju jeni të parët, publiku fantastik, që më deshët e kuptuat. Ju du, ju du, ju du.”

Mimoza Ahmeti është një nga figurat më të njohura të kulturës shqiptare, dhe fitorja e saj në reality show-n “Farma VIP” ka marrë vëmendje të madhe në rrjete sociale dhe media rozë

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*