Mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e edicionit të tretë të “Ferma VIP”, ku fituese u shpall poetja Mimoza Ahmeti.
Përtej emocioneve të shpalljes së fituesit, vëmendjen e prapaskenave e ka rrëmbyer një moment mes dy ish-fermerëve, Malbora Gurra dhe Ervin Kapaj, të cilët u shfaqën në studio pranë njëri-tjetrit.
Ishte opinionisti i këtij edicioni, Ermal Mamaqi, ai që ka ndarë një video në llogarinë e tij në Instagram, duke kapur dyshen të ulur bashkë. Me stilin e tij të njohur plot humor, Ermali nuk ka ngurruar t’i ngacmojë publikisht duke ngritur pyetjen që i bëri kuriozë të gjithë: A është lidhur Malbora me Ervinin? “Shkoni shumë bashkë,” u tha Ermali teksa i përshëndeti.
Këtij komenti Malbora iu përgjigj duke thënë: “Edhe unë mendoj, por ky nuk do”, ndërsa Ermali ia ktheu me batutë: “Ky vdes për ty!”, duke iu referuar Ervinit. Pa humbur kohë, opinionisti e shfrytëzoi momentin për t’u bërë “përhajr” dhe uroi dyshen: “Hajde urime për Malborën dhe Ervinin! Pra, kjo ishte ferma e tyre, nuk fituan finalen por fituan njëri-tjetrin, bravo!”
Edhe pse videoja u përhap me shpejtësi dhe nisi të qarkullojë kudo në rrjetet sociale, e gjitha natyrisht (të paktën për momentin) u bë në formë shakaje dhe batute mes miqsh. /Prive By Liberta Spahiu

Leave a Reply