‘Sa është një natë me ty’, përgjigjet Bia

Ish-banorja e edicionit të fundit të Big Brother VIP Kosova, Bia Khalifa, njihet për natyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe pa doreza.

Së fundmi, ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku nuk kanë munguar as pyetjet provokuese dhe mjaft të guximshme.

Përmes një sesioni pyetjesh të realizuar në Instagram, një prej ndjekësve e ka pyetur hapur në anglisht: “Sa kushton një natë me ty?”. Kjo pyetje ka marrë një përgjigje mjaft të ashpër dhe prerë nga ana e saj, e cila nuk ka kursyer as ofendimet ndaj personit në fjalë.

Bia ka reaguar menjëherë duke bërë një dallim të qartë mes punës që bën në platformat online dhe integritetit të saj personal. Ajo u shpreh se asnjë shumë parash nuk mund të blejë shoqërinë apo trupin e saj.

“A mund ta imagjinosh të mendosh që unë kam një çmim? Dhe ti je aq i dobët (keq) sa të duhet t’i japësh para një femre sepse nuk je aq i mirë sa për të marrë vëmendjen e saj në të vërtetë?”, ka shkruar fillimisht Bia në Instastory-n e saj.

Më tej, ish-banorja e BBVK ka vendosur pikat mbi “i”, duke sqaruar natyrën e profilit të saj në platformat me pagesë dhe duke treguar se askush nuk mund të kalojë limitet e saj pa dëshirën e saj.

“Unë shes foto. Unë nuk shes veten. Asnjë burrë i gjallë nuk më ka prekur pa pëlqimin tim dhe pa më pëlqyer ai mua. Pikë.”, ka përfunduar modelja e revoltuar, duke i mbyllur gojën një herë e mirë të gjithë atyre që bëjnë aludime të tilla.

/Prive By Liberta Spahiu’Sa eshte nje nate me ty’, pergjigjet Bia

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*