Blero, një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, ka ndarë mendimet e tij në një intervistë të veçantë me Brikenën, ku ka folur për marrëdhënien e tij me Mateon dhe përjetimet e tij si baba.
Ai ka theksuar se çdo kujtim me Mateon është i çmuar dhe se ka gjithmonë respekt për të.
Brikena: Je bërë viral për shprehjen “po s’të deshi familja, s’të don as kojshia”…
Blero: Kjo ishte një bisedë mes meje dhe Metit në Big Brother.
E përgëzoj atë që e bëri montazhin, sepse është shumë kreativ dhe ka arritur të kapë momentin.
Brikena: A ke menduar ndonjëherë të shkruash një libër, duke pasur parasysh se ke bërë shumë shprehje të njohura?
Blero: Po, mund ta bëj, por do të ishte një autobiografi, për të ndarë përvojat e mia me të tjerët.
Brikena: Si e përjeton kalimin në menaxhimin e karrierës?
Blero: Futbolli ka qenë gjithmonë pasioni im. Kam ndihmuar të rinjtë në muzikë dhe tani po mendoj t’i ndihmoj edhe në sport.
Brikena: Je bërë baba për herë të dytë. Si ndihesh për këtë rol të ri?
Blero: Vajza ime do të mbetet gjithmonë numri 1 për mua.
Djali është ende i vogël, por çdo fëmijë ka vlerën e vet dhe është i shenjtë.
Brikena: Si u njohët me bashkëshorten tuaj?
Blero: Ne u takuam përmes shoqërisë së përbashkët, dhe ndjenja ishte e menjëhershme.
Brikena: Çfarë ke fituar dhe humbur nga përvoja e beqarisë?
Blero: Kam fituar shumë në kuptimin e jetës dhe vendimeve. Nuk jam penduar për asgjë, çdo eksperiencë është një mësim dhe jam krenar për ato që kam përjetuar.
Një pyetje për ty, Brikena, a ka përfunduar marrëdhënia jote me Mateon?
Brikena: Po, ka përfunduar.
Blero: E dija që fansat janë të interesuar për ju. Do të doja shumë që të ishit bashkë, por nuk e dija që nuk jeni më.
Brikena: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur dhe do të kem gjithmonë respekt për Mateon dhe gjithçka që kemi kaluar së bashku.
Brikena: A do të bënit një duet me Gjestin?
Blero: E njoh prej kohësh dhe e kam mbështetur, por ende nuk kam marrë asnjë falënderim prej tij.


Leave a Reply