Raportet mes këngëtares Violete Kukaj dhe avokates Eni Çobani janë përfolur së fundmi për shkak të një çështjeje pronësore që lidhet me ish-bashkëshortin e artistes, Faik Retkoceri.
Eni Çobani është angazhuar si përfaqësuese ligjore e Retkocerit në procesin për rikthimin e një pasurie, për të cilën ai pretendon se i është marrë padrejtësisht. Në këtë çështje, avokatja ka marrë përsipër mbrojtjen e interesave të klientit të saj, shkruan “Kosovarja”.
Deri më tani, Violete Kukaj nuk ka bërë deklarata publike të detajuara lidhur me Eni Çobanin apo rolin e saj në këtë proces.
Megjithatë, përfshirja e avokates në këtë rast ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave.



Leave a Reply