Adioni rikthehet në Ferma VIP, Mimoza habit me reagimin

Mbrëmjen e djeshme, fermerët e “Ferma VIP” u surprizuan nga një zarf i lexuar nga Romiri, ku njoftohej organizimi i një feste speciale brenda fermës. Përveç balerinave, pjesë e mbrëmjes do të bëheshin edhe disa ish-konkurrentë të spektaklit.

Mes emrave që hynë në fermë ishte edhe Adion Puka, i cili u rikthye për të takuar ish-banorët me të cilët ndau eksperiencën në reality show.

Një nga momentet që tërhoqi vëmendjen ishte takimi i tij me Mimoza Ahmetin. Gjatë qëndrimit të mëparshëm në fermë, dyshja pati disa përplasje dhe debate, por këtë herë u panë duke lënë pas mosmarrëveshjet.

Moza u afrua drejt Adit dhe të dy u përqafuan, në një moment miqësor që u komentua nga ndjekësit e programit.

Megjithatë, një detaj tjetër nuk kaloi pa u vënë re. Adioni, i cili tashmë është fejuar me Fabiola Elezajn, e pyeti Mimozën: “A je merzitur qe jam fejuar?”.

Me zë të ulët, Mimoza iu përgjigj: “Po”.

Shkëmbimi i shkurtër i fjalëve u komentua menjëherë në rrjetet sociale, ku ndjekësit e spektaklit dhanë interpretime të ndryshme për momentin mes dy ish-konkurrentëve.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*