Këto dasma të personazheve publike pritet të marrin gjithë vëmendjen në vitin 2026
Viti 2026 po premton të jetë një vit i mbushur me dasma të bujshme në botën e showbizit. Disa nga çiftet më të njohura kanë kurorëzuar tashmë dashurinë e tyre, ndërsa të tjera po përgatiten për ceremonitë që pritet të tërheqin vëmendjen e publikut.
Dua Lipa dhe Callum Turner janë ndër emrat që kanë bërë më së shumti bujë. Këngëtarja me famë botërore ka kurorëzuar dashurinë e saj me aktorin britanik, duke shënuar një nga ngjarjet më të komentuara të vitit. Pas një romance të ndjekur nga miliona fansa, çifti ka hedhur hapin e madh drejt jetës së përbashkët.
Loredana dhe Karim Adeyemi gjithashtu i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit. Në një ceremoni intime familjare, dyshja kurorëzoi dashurinë e tyre, ndërsa pjesë e këtij momenti të veçantë ishte edhe vajza e Loredanës, Hana. Lajmi u prit me entuziazëm nga ndjekësit e tyre.
Gimbo dhe Selin Bollati pritet të jenë një nga çiftet më të përfolura të kësaj vere. Fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, dhe partneri i saj kanë bërë të ditur se po planifikojnë një dasmë madhështore gjatë sezonit veror, duke rritur edhe më shumë kureshtjen e publikut.
Ndërkohë, shumë vëmendje po merr edhe çifti Bora Zemani dhe Donald Veshaj. Pas vitesh lidhjeje dhe bashkëjetese, dyshja duket se është gati për hapin e radhës. Ende nuk dihet nëse ceremonia do të jetë private apo do të ndahet me publikun, por fansat mezi po presin detaje të reja.
Mbetet të shihet se cilat nga këto dasma do të kthehen në ngjarjet më të komentuara të vitit, por një gjë është e sigurt: sezoni i dasmave në showbiz sapo ka nisur.





Leave a Reply