Largimi i papritur i Behares nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 5” ka ngritur shumë pikëpyetje, ndërsa misteri rreth arsyeve të daljes së saj vazhdon.
Ish-Missi u largua nga shtëpia mbrëmjen e kaluar, rreth mesnatës, në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht për publikun.
Menjëherë pas largimit, në rrjetet sociale nisën spekulimet për arsyet që mund ta kenë shtyrë Beharen të ndërpresë rrugëtimin në reality show. Mes tyre u përmendën çështje familjare dhe një urgjencë e mundshme, por asnjëra prej këtyre aludimeve nuk është konfirmuar.
Megjithatë, ajo që bie veçanërisht në sy është heshtja në rrjetet sociale.
Në profilin e saj zyrtar në Instagram nuk është publikuar asnjë njoftim që sqaron largimin, e as ndonjë reagim pas daljes nga shtëpia.
Postimet e fundit vazhdojnë të jenë të lidhura me rrugëtimin e saj brenda BBVK-së, përfshirë edhe një postim për kartën e imunitetit.
Mungesa e një reagimi nga vetë Behare ka shtuar edhe më shumë kureshtjen e publikut, i cili po pret të mësojë se çfarë ndodhi realisht.
A ishte një vendim personal, një situatë e papritur apo diçka tjetër që e detyroi të largohej?
Për momentin, pyetjet mbeten pa përgjigje dhe misteri rreth largimit të Behares nga BBVK vazhdon. /Prive By LS.



Leave a Reply