Fituesi i BBVK 4, Londrim Mekaj ishte ndër të ftuarit e super eventit të Taynës që rrumbullaksoi tetë vite karrierë.
Ai mbrëmë në Prizren ndaloi për mikrofonin e Prive By Liberta Spahiu për të folur për Taynën dhe sigurisht, edhe punët e tij.
Londrimi u pyet edhe për një nga “befasitë” e EP-së së tij, pjesëmarrjen në videoklip të Dolces, diçka për të cilën raportuam të shtunën përmes rubrikës “E vërtetë, e pavërtetë”.
“Përse Dolce dhe jo Elijona apo Aurora”, ishte pyetja për artistin e cila mori një përgjigje nga ai, mes ftohtësisë së madhe që u vërejt mes tij në njërën anë dhe Elijonës e Klodit në anën tjetër.
‘”Kur të del kënga e kuptoni pse. Qysh e keni ‘leak’ edhe ju Prive-ja, është videoklip sensual. Normal që personat tjerë nuk kanë mundur me qenë protagonist në videoklip”, u shpreh fituesi i BBVK 4

Leave a Reply