Xheneta me super blerje! Bën të veten veturën e ëndrrave

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Xheneta Fetahu, ka ndarë një gëzim të madh me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Përmes një videoje të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka treguar se ka blerë makinën e saj të ëndrrave.

Në pamjet e shpërndara, Xheneta shihet mjaft elegante dhe e buzëqeshur teksa zbulon makinën e saj të re të tipit “Range Rover” me ngjyrë të zezë, e cila ishte e dekoruar me një fjongo të madhe të bardhë. Ajo nuk e ka fshehur lumturinë duke shkruar krahas videos: “Kur blen makinën tënde të ëndrrave”.

Ky postim ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave dhe miqve të saj të afërt, të cilët nxituan ta urojnë për këtë arritje. Mes komentuesve nuk kishin se si të mungonin shoqëria e saj nga BBVK, si Iliriana Sadriu, Adri Rogaqi dhe Vesa Vllasaliu, të cilët i kanë uruar suksese dhe rrugëtim të mbarë me mjetin e ri luksoz.

Kjo blerje shënon një tjetër hap të rëndësishëm e të suksesshëm për Xhenetën, duke vërtetuar se projektet dhe angazhimet e saj po shpërblehen më së miri.

Vozitje të mbarë! /Prive By Liberta Spahiu/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*