Dafina Zeqiri, po shijon në maksimum periudhën më të bukur të jetës së saj, atë të mëmësisë. Përmes postimeve në rrjetet sociale, artistja nuk nguron të ndajë me ndjekësit momente të ëmbla nga përditshmëria e saj e re, ku qendra e vëmendjes është padyshim djali i saj.
Së fundmi, Dafina ka ndarë një video tejet të këndshme në InstaStory, ku shihet i vogli i saj duke pirë qumësht me biberon, krejtësisht i qetë dhe i përgjumur. Këto pamje kanë rrëmbyer menjëherë zemrat e ndjekësve të shumtë, duke treguar rritjen e shpejtë të vogëlushit.
Përkrah këtij postimi, këngëtarja ka vendosur një mbishkrim mjaft interesant në gjuhën angleze: “I patrazuar. Si nëna, ashtu edhe djali”. Përmes këtij krahasimi me humor, Dafina la të kuptohet se djali ka trashëguar nga ajo të njëjtën natyrë.
Kujtojmë se javë më parë Dafina konfirmoi se është në pritje të ëmbël për herë të dytë. /Prive By Liberta Spahiu/


Leave a Reply