Këngëtarja Pandora ka ndarë një rrëfim prekës në emisionin 1 Kafe me Labin në RTV21, ku foli për raportin me Shpat Kasapi dhe bashkëshorten e tij, Selvije Kasapi.
Ajo tregoi se, edhe pse Shpatin e njihte prej vitesh, Selvijen nuk e kishte takuar më parë. Pas një bisede me të, Pandora tha se ndryshoi plotësisht mendim dhe e cilësoi si një grua shumë të fortë.
Pandora i ka kushtuar edhe një këngë djalit të Shpatit, Roelit, të cilën e interpretoi premierë në studio. Ndërkohë, Selvija e falënderoi publikisht këngëtaren për mbështetjen dhe ndihmën që i dha familjes në periudhën më të vështirë.
Sipas saj, falë ndihmës së Pandorës, Roeli ka vazhduar terapitë dhe sot po bën përparim të madh në të folur.

Leave a Reply