“Përse nuk martohesh”, G-Bani prek ndjekësin me përgjigjen

G-Bani ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në Instagram përmes opsionit “Ask me a question”. Mes pyetjeve të shumta rreth muzikës dhe jetës profesionale, nuk kanë munguar as ato kurioze për jetën e tij private, ku një prej ndjekësve e ka pyetur troç: “Pse nuk martohesh!!?”.

Siç njihet për stilin e tij të drejtpërdrejtë, G-Bani nuk e ka anashkaluar këtë pyetje pikante. Ai ka vendosur t’i kthejë një përgjigje mjaft epike dhe ironike ndjekësit, duke shkruar shkurt: “Se nuk kam leek!?”.

Me këtë reagim, artisti jo vetëm që i ka shpëtuar me mjeshtëri “presionit” klasik të martesës që u bëhet shpesh personazheve publike, por ka treguar edhe një herë se di si t’i marrë me sportivitet dhe batuta pyetjet e jetës personale, duke e lënë sërish mister nëse eshtë apo jo dikush në jetën e tij. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*