Çfarë po ndodh me Butrint Imerin? Veprimi i tij habit ndjekësit

Një lëvizje e papritur e Butrint Imerit ka nxitur kureshtje të madhe te ndjekësit e tij të shumtë në rrjetet sociale.

Artisti, i cili numëron mbi 1.1 milionë ndjekës në Instagram, ka vendosur të fshijë çdo postim nga profili i tij, duke mos lënë pas asnjë gjurmë të projekteve të kaluara apo momenteve nga përditshmëria e tij.

Përveç fotove dhe videove, Butrint ka larguar edhe foton kryesore të profilit, duke e lënë llogarinë e tij plotësisht “bosh”.

Ky veprim vjen pas një periudhe disamujore ku këngëtari ka qenë thuajse i padukshëm dhe totalisht pasiv në rrjetet sociale, duke mos publikuar asnjë material apo postim të ri për fansat e tij.

Megjithatë, ky gjest nuk është i panjohur në botën e industrisë muzikore. Zakonisht, kur artistët fshijnë gjithçka nga rrjetet sociale, kjo shërben si një sinjal paralajmërues për nisjen e një kapitulli të ri muzikor. Kjo strategji përdoret shpesh për të tërhequr vëmendjen maksimale para publikimit të një albumi të ri apo një projekti madhor që pritet të bëjë zhurmë.

A po përgatit Butrint Imeri një surprizë të madhe që do të shënojë një kthesë në karrierën e tij? Apo është kjo thjesht një pauzë e nevojshme nga bota virtuale pas incidentit të fundit me reperin Finem? Gjithçka mbetet për t’u parë kur artisti të vendosë të thyejë heshtjen dhe të zbulojë se çfarë fshihet pas këtij “pastrimi” total të rrjeteve të tij sociale. /Prive By Liberta Spahiu/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*