Rrugëtimi brenda “Ferma VIP” nuk ka qenë i lehtë për të gjithë banorët, dhe shpeshherë dinamikat e forta kanë kaluar në situata thellësisht njerëzore dhe të ndjeshme.
Së fundmi, ish-banorja Malbora ka qenë e ftuar në një intervistë për “Prive”, ku nuk ka mundur t’i mbajë lotët teksa ka kujtuar një episod mjaft prekës me shkrimtaren Mimoza Ahmeti.
Ajo ka zbuluar disa momente nga shtëpia, duke treguar se si Moza e kishte gjetur veten në një situatë të vështirë, pa ushqim dhe nën sulmin e vazhdueshëm të banorëve të tjerë, shpesh për shkak të ndarjes strikte të buxheteve dhe strategjive të lojës.
Gjatë rrëfimit të saj, Malbora tregoi se si një natë vonë, shkrimtarja i ishte afruar me ndrojtje për t’i kërkuar një vend për t’u shtrirë.
“Një natë vonë m’u afrua dhe tha: ‘A mund të fle këtu?’. I thashë: ‘Ku do të flesh Mozë?’. Dhe tha: ‘Këtu, sepse vajzat te fakiri janë me temperaturë.’ I thashë: ‘Moza, do të flesh te krevati im?’. ‘Jo, jo,’ – më tha – ‘unë të fle këtu se mund të penalizohesh ti.’ Edhe më tha: ‘A mund të ha edhe diçka?’” – kujton Malbora e përlotur.
Kjo kërkesë e thjeshtë e Mozës për të ngrënë diçka shkaktoi menjëherë një reagim nga banorët e tjerë, të cilët e panë situatën thjesht përmes rregullave të “buxhetit të ndarë”.
Kjo bëri që Malbora të shpërthente në mbrojtje të shkrimtares. Ajo tregoi se tentoi të fliste me Ilirin, i cili zgjodhi të heshtte si lojtar, ndërsa me Sarën pati një përplasje të drejtpërdrejtë.
“Aty unë u bëra shumë agresive. Pata një bisedë të shkurtër me Ilirin, i cili nuk më ktheu përgjigje sepse edhe ai është një lojtar… Por Sara erdhi dhe tha: ‘Ajo nuk duhet të hajë këtu, sepse është e ndarë nga buxheti ynë’. I thashë: ‘Sara dëgjo, sa të jem unë në këtë shtëpi, ajo do hajë, do pijë dhe do rrijë ku të ketë qejf ajo.’ Aty nisa një miqësi me Mozën. Atë po e sulmonin nga të gjitha anët,” – zbuloi ajo me lot në sy.

Leave a Reply