Big Brother VIP Albania 5 sapo e uli siparin dhe, ndërkohë që disa ish-banorë janë ende duke zgjidhur llogaritë apo hatërmbetjet e vjetra, të tjerë po shijojnë frytet e asaj që mbollën brenda shtëpisë!
Kush tha që miqësitë në televizion janë false apo thjesht aleanca që skadojnë sapo mbyllet dera e kuqe? Miri, Rogert Sterkaj dhe Livia Lozi sapo i kanë dhënë një goditje të fortë atyre që dyshonin te raporti i tyre. Për të gjithë ata që e kanë ndjekur rregullisht këtë reality show, dihet tashmë se kjo treshe ndërtoi një nga lidhjet më të qëndrueshme brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duke mbështetur njëri-tjetrin nëpër furtunat e lojës, nominimeve dhe përplasjeve të forta.
Epo, ajo miqësi i ka mbijetuar pa asnjë gërvishtje edhe realitetit të ashpër jashtë! Djemtë finalistë dhe aktorja simpatike janë ribashkuar mbrëmë në një festë duke na konfirmuar se kimia e tyre mbetet po e njëjta dhe jashtë çdo strategjie loje. Rogerti, që s’i lë asnjëherë gjërat pa komentuar, si gjithmonë nuk e kurseu as këtë herë batutën e tij tipike në një postim në Instagram Story.
Ai ndau me ndjekësit një shkrepje mjaft “cool” bardhë e zi krah Mirit dhe Livias, shoqëruar me mbishkrimin epik dhe me shumë humor: “Mos na paft syni keq 🤣”.
Mbetet të shihet rrjedha jashtë. /Prive By Liberta Spahiu


Leave a Reply