Fitorja e Selin Bollatit në “Big Brother VIP Albania 5” po prodhon ende shumë teori në rrjet, por një detaj vizual u ka shpëtuar shumëkujt që në minutat e para të spektaklit.
A ishte fitorja e saj e paralajmëruar nga vetë moderatori i programit?
Sytë e të gjithëve ishin te banorët, por vëmendjen e mori zgjedhja e guximshme e Ledion Liços për t’u shfaqur me një kostum rozë.
Në një finale ku garonin tre djem dhe vetëm një vajzë (Selin), përdorimi i ngjyrës që historikisht simbolizon energjinë femërore, vështirë se është një rastësi.
Në televizion asgjë nuk lihet në dorë të rastësisë. Ky detaj ngre dyshimet se ishte mirëmenduar nga produksioni.
Nëse i shtojmë edhe teoritë e G-Banit se produksionit i duhej patjetër një imazh i fortë femëror për të triumfuar këtë vit, veshja e Ledionit kthehet në “provën” vizuale më ironike.
Me apo pa dashje, ai veshi “ngjyrën e fitueses” që në sekondën e parë të transmetimit!


Leave a Reply