“Lojtari më i Censuruar ? Mateo i vetmi pa ‘linjën e jetës’, Fansat pyesin Produksionin Pse ?

Në një nga momentet më të komentuara të këtij edicioni, publiku ka vënë re një detaj që nuk ka kaluar pa u diskutuar: Mateo Borrri është i vetmi nga finalistët që nuk ka marrë mundësinë për të rrëfyer “linjën e jetës”.

Një element shumë i rëndësishëm i spektaklit, që u jep banorëve mundësinë të hapen emocionalisht dhe të tregojnë historitë e tyre personale, këtë herë ka munguar për Mateon, duke ngritur shumë pikëpyetje dhe reagime të forta në rrjet.

Gjatë një bisede mes banorëve, u përmend qartë kjo situatë. Miri dhe Rogerti janë shprehur se për Mateon nuk ka pasur “as linjë jete, asgjë”, ndërsa vetë Mateo reagoi duke theksuar se kjo nuk ka qenë zgjedhje e tij.

“Nuk e bëra unë, nuk e nxori produksioni”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se vendimi ka ardhur nga jashtë lojës së tij. Ty Miri ta nxori Linjen e jetes ndersa mua jo bravo te qofte i thote Mateo Mirit

Më tej, ai kundërshtoi edhe pretendimet se kishte treguar gjithçka më parë gjatë qëndrimit në shtëpi.

“Si e di ti që i kam thënë të gjitha? Nuk kam treguar gjithçka, nuk kanë nxjerrë asgjë”, u shpreh Mateo, duke shtuar edhe më shumë dyshimet mbi këtë situatë.

Por ajo që e bën këtë çështje edhe më të ndjeshme është fakti se edhe Mateo ka pasur histori të forta për të ndarë me publikun. Ai vetë ka treguar se ka kaluar periudha të vështira në jetën e tij, duke përjetuar humbjen e një miku të afërt, Ildi Pajtoni, një ngjarje që e ka prekur thellë.

Gjithashtu, Mateo ka folur edhe për bullizimin që ka përjetuar në të kaluarën, një temë shumë e ndjeshme dhe aktuale, për të cilën ai kishte dëshirë të jepte një mesazh të fortë për të gjithë ata që kalojnë situata të ngjashme.

Në këtë kontekst, mungesa e “linjës së jetës” për të ka bërë që shumë ndjekës të shprehin pakënaqësinë e tyre, duke ngritur pyetjen: pse nuk iu dha edhe Mateos kjo mundësi, njësoj si banorëve të tjerë?

Në rrjetet sociale, reagimet kanë qenë të shumta, ku një pjesë e publikut e sheh këtë si një padrejtësi, ndërsa të tjerë kërkojnë transparencë nga produksioni.

Megjithatë, pavarësisht kësaj situate, mbështetja për Mateon duket se nuk është lëkundur. Ai vazhdon të jetë një nga banorët më të votuar dhe më të komentuar, duke u konsideruar nga fansat si një nga pretendentët kryesorë për të fituar.

Shumë prej tyre shprehen se pavarësisht çdo pengese apo situate, publiku “sheh gjithçka” dhe në fund do të vendosë sipas asaj që konsideron të drejtë.

A është kjo një zgjedhje e qëllimshme apo thjesht një rastësi? Kjo mbetet për t’u parë, por një gjë është e sigurt: debati për Mateon dhe mungesën e “linjës së jetës” është larg përfundimit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*