Teksa finalja e madhe po afrohet, tensioni jashtë shtëpisë së Big Brother duket se është po aq i lartë sa brenda saj. Së fundmi, familjarët e Selinës kanë bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, duke analizuar tre finalistët kryesorë: Rogertin, Mirin dhe Mateon.
Në një postim të shpërndarë publikisht, ata nuk kursehen në vlerësime, duke dhënë një këndvështrim kritik për secilin prej tyre.

Për Rogertin, ata shprehen se ai përfaqëson “shembullin më të qartë të asaj që nuk duhet të jemi kurrë”, duke e akuzuar për përdorim të sulmit, ofendimit dhe denigrimit si mënyrë komunikimi. Sipas tyre, përballë një vajze ai nuk gjeti forcë në argument, por në ulje dhe cenim të moralit.
Ndërsa për Mirin, analiza është po aq e ashpër. Ai përshkruhet si një lojtar që ka avancuar duke u mbështetur në inteligjencën e të tjerëve, duke përdorur insinuata të pavërteta dhe duke lejuar që “betejat” e tij t’i luftojnë të tjerët. Sipas familjarëve të Selinës, kjo tregon se sa lehtë mund të humbasë karakteri kur loja vendoset mbi vlerat.
Sa i përket Mateos, ata theksojnë se rrugëtimi i tij është ndërtuar mbi të kaluarën personale dhe një marrëdhënie të përfunduar, duke e cilësuar si një lojë të mbështetur në situatat e të tjerëve dhe në një lidhje të paqartë që, sipas tyre, u zgjat deri në prag të finales.
Ky reagim ka ndezur debat të madh në rrjet, me fansat të ndarë mes mbështetjes dhe kritikave ndaj kësaj analize.
Ndërkohë, me vetëm pak ditë nga shpallja e fituesit, gara mbetet më e fortë se kurrë dhe çdo deklaratë po ndikon në perceptimin e publikut.

Leave a Reply