Edhe pse jemi në javën e shumëpritur të finales, tensionet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” kanë arritur kulmin dhe kërcënimet si duket nuk kanë ndërmend të ndalen as në këto ditë të fundit.
Përplasjet mes banorëve po bëhen gjithnjë e më të forta, duke dëshmuar se gara është më e fortë se kurrë.
Në qendër të vëmendjes së fundmi është një debat i ashpër mes Rogertit dhe Mateos.
Në një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, e cila është cilësuar nga ndjekësit si një “kërcënim i hapur”, Rogerti i drejtohet Mateos me fjalë paralajmëruese për jashtë shtëpisë.
Rogerti betohet në kryq dhe qohet në këmbë, dhe thotë: “Për këtë kryq, kam me ardh me rracën teme te palestra, i bëj thirrje shokëve tu të jenë gati kur të vij unë.”
Kujtojmë se banorët që kanë arritur t’i mbijetojnë garës dhe janë zyrtarisht finalistët e këtij edicioni të BBVA janë: Miri, Selin, Mateo dhe Rogerti.
Mbetet për t’u parë se si do të ndikojë kjo ngjarje e fundit në vendimin e publikut përpara natës finale të së shtunës.

Leave a Reply