Jeta sentimentale e ish-banorit të “Big Brother VIP Kosova”, Lim Hoti, vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave rozë dhe ndjekësve.
Pas romancave shumë të komentuara brenda shtëpisë me Dolcen dhe më pas lidhjes dhe ndarjes së bujshme jashtë me Alba Pollozhanin, duket se Limi e ka kthyer vëmendjen nga një tjetër format i famshëm.
Së fundmi, ai ka bërë një lëvizje të papritur në rrjetet sociale që nuk ka kaluar pa u vënë re.
Përmes një postimi në Instastory, Limi ka treguar se është një ndjekës i rregullt i “Big Brother VIP Albania 5” dhe ka shprehur hapur mbështetjen e tij për njërën nga banoret më të forta të këtij edicioni: Selinën, e cila tashmë është shpallur finaliste.
Ky postim ka ngritur menjëherë pikëpyetje dhe aludime në rrjet. Ndjekësit po pyesin nëse mes tyre ka një shoqëri të hershme jashtë shtëpisë që justifikon këtë mbështetje, apo Limi ka krijuar një simpati të re për Selinën gjatë kohës që ajo ndodhet e izoluar në garë.
Për momentin, gjithçka mbetet në kuadrin e thashethemeve. E vërteta e këtij raporti apo mbështetjeje pritet të zbardhet vetëm pas përfundimit të “Big Brother VIP 5”, kur Selin të dalë nga shtëpia dhe të përballet me mesazhet dhe dinamikat që e presin jashtë.


Leave a Reply