E fshiu shpejt! Pas eleminimit të Brikenës nga BBV, reagon me fjalë të rënda kosovari i njohur: “Sa keq që flasim një gjuhë!”

Eliminimi i Brikenës vetëm një hap larg finales së “Big Brother VIP Albania” dhe zgjedhja e Rogertit si finalisti i katërt nga votat e publikut, ka ndezur reagime të forta në rrjet.

Mes atyre që kanë shprehur hapur pakënaqësinë dhe revoltën e tyre është edhe personazhi i njohur i showbizit kosovar, stilisti i flokëve Kaçi Lleshi.

Kaçi ka mbajtur një qëndrim mjaft të ashpër e radikal ndaj publikut dhe zgjedhjes së bërë, duke mos i kursyer fjalët e rënda.

Për të, Brikena ishte pa diskutim banorja më e mirë e këtij edicioni dhe moskalimi i saj në finale është një padrejtësi.

“Brikena ishte më e mira. Turp, Albani. Si gjithmonë, ju jeni marrë. Sa keq që flasim një gjuhë,” – shkruhet në deklaratën shpërthyese të stilistit.

Ky reagim kaq i drejtpërdrejtë dhe i ashpër vjen fill pas “dyluftimit” të mbrëmshëm “kokë më kokë” ku Rogerti arriti të kualifikohej në dëm të Brikenës.

Fjalët e Kaçit kanë shkaktuar një reagim zinxhir në rrjetet sociale, duke ndarë publikun në dysh: ata që e mbështesin atë duke menduar se Brikena e meritonte finalen, dhe ata që e kritikojnë ashpër për etiketimet dhe gjuhën e përdorur ndaj shqiptarëve.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*