Ndonëse nata e mbrëmshme e Prime-t duhej të ishte një moment festimi për katër banorët që siguruan biletën për në finalen e madhe të “Big Brother VIP Albania 5”, duket se tensionet kanë arritur një pikë kritike.
Gjatë darkës së shtruar posaçërisht për finalistët, situata ka degraduar në një përplasje të ashpër verbale mes Rogertit dhe Mateos.
Në një video që po bën xhiron e rrjetit, Rogerti dëgjohet teksa i drejtohet Mateos me një fjalor të rëndë dhe mjaft agresiv, duke nxjerrë në pah inatet e grumbulluara gjatë gjithë këtij rrugëtimi.
“Ti je i vetmi njeri që du me e shkly. Du me t’shkly vëlla,” – i ka thënë ai hapur në sy, duke e rënduar atmosferën në tryezë.
Agravimi i situatës dhe gjuha e përdorur ka detyruar menjëherë produksionin që të ndërhyjë për të parandaluar ndonjë përshkallëzim të mëtejshëm.
“Kujdes mikrofonin!”, u paralajmërua Rogerti, për t’i tërhequr vëmendjen mbi fjalorin dhe sjelljen e tij.
Ky episod i fortë tregon qartë se paqja mes finalistëve është e pamundur dhe rivaliteti mes Rogertit dhe Mateos do të vazhdojë të jetë i ndezur deri në minutën e fundit para se publiku të shpallë fituesin më 18 Prill.

Leave a Reply